Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreditimi i ekonomisë shqiptare ka qenë më i dobët në tremujorin e dytë të këtij viti.Sipas Bankës së Shqipërisë shtrëngim të standardeve të kreditimit ka pasur sidomos për kreditim të bizneseve. Përsa i përket individëve, në raport thuhet se lehtësi ka pasur vetëm për kategorinë blerje banese. Përsa i përket muajve në vijim, situata e kreditimit pritet të jetë përsëri e shtrënguar.

Kreditimi i ekonomisë po bëhet gjithmonë e më i vështirë.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e dytë bizneset e kanë pasur më të vështirë të marrin një kredi për investim si rezultat i shtrëngimit të standardeve për bizneset.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë edhe pse kreditimi u shtrëngua, kërkesa për kredi u raportua më e lartë si për bizneset e vogla dhe të mesme ashtu edhe për ato të mëdha. Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e dytë ishin të lidhura me rrezikun mbi kolateralin e kërkuar, tolerancën e bankave ndaj rrezikut, kostot dhe me aftësinë paguese të kredimarrësit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bsh-shterngohen-standardet-e-kreditimit-bizneset

Category

📺
TV

Recommended