Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfaqësuesja e Francës në Shqipëri, Ambasadorja Christine Vasak, kërkon vënien në funksion sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, tashmë në ngërç për shkak të largimit të anëtarëve nga procesi i vettingut dhe të shkollës së Magjistraturës. Nga Korça, diplomatja tha se reforma në drejtësi është tashmë në udhën e saj por ka disa etapa për të plotësuar.
Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasak, nga Korça bëri thirrje për plotësimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese që tashmë është në ngërç për shkak të largimit të disa anëtarëve nga procesi i vettingut.
E pyetur për ecurinë e reformës në drejtësi, diplomatja tha se ajo ka hyrë në rrugë, por ka ende shumë etapa për të plotësuar, përfshirë edhe nivelet më të larta të gjyqësorit.
Christine Vasak: ?Reforma në drejtësi po ndjek ecurinë e saj. Ka shumë etapa, të cilat duhen plotësuar, përfshirë edhe nivelet më të larta të sistemit gjyqësor. Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në funksion sa më shpejt të jetë e mundur. E gjithë klasa politike e di këtë. Këshilli i Europës ka bërë një rekomandim në 26 qershor dhe perspektiva e negociatave duhet të bëhet realitet deri qershorin e vitit të ardhshëm. Kjo supozon që reformat duhet të vazhdojnë dhe reforma në drejtësi duhet të përfundojë".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/franca-plotesoni-kushtetuesen-duhet-vene-ne-funksion-sa-me-pare