Eklipsi më i gjatë për shekullin e 21 po ndodh. Siç mund të shihet edhe në këto pamje, i gjithë ky fenomen i rrallë mund të shijohet me sy të lirë në gjithë Europën, përfshirë dhe vendin tonë.
Eklipsi hënor i kësaj të premteje shihet gjihashtu në pjesën më të madhe të Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore.
Ky fenomen i rrallë zgjat 1 orë e 43 minuta, koha kur është i plotë dhe gjithsej 4 orë, duke u bërë kështu eklipsi më i gjatë për këtë shekull.
Eklipsi i plotë është një fenomen i rrallë që ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli alinjohen dhe hëna e plotë kalon pas planetit tonë, duke rënë në hijen e tij.