Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka nje përgjigje te prere per Ambasadën e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian ne lidhje me apelin e tyre per shkollën e magjistraturës. Nënkryetari i komisionit te ligjeve Enkelejd Alibeaj sqaron pse opozita nuk u be pjese e procesit te miratimit te amendimeve qe i hapin rruge punësimit te magjistratëve, te diplomuar dhe pranimit te studenteve te rinj.



?Unë personalisht kërkoj që të zbatohet Kushtetuta ashtu siç zbatohet në Amerikë. Çdo ligj do të duhet të jetë në përputhje më Kushtetutën, edhe ligji për magjistraturën.?

 

Dhe kur i referohet kushtetutës, PD ka parasysh se kompetencën për shkollën e magjistraturës e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë dhe nuk mund të bëjë emërimin e magjistratëve të rinj KLD dhe kreu i organit të akuzës Arta Marku.



?E mbani mend ambasadorin amerikan se çfarë thoshte për Prokurorin e Përgjithshëm dhe për KLD? Nuk ndëshkojnë gjyqtarët, nuk ndëshkojnë prokurorët, me të drejtë. Si mund të kthehemi në sot në ca vlera, në fakt antivlera të para 4 viteve kur filluam reformën në drejtësi?? 

       

Alibeaj sqaron akuzat ndaj procesit të vetingut i cili sipas tij, po konfirmon në detyrë vetëm ata gjyqtarë e prokurorë që kanë treguar se mbështesin kryeministrin Rama



 ?Ata kalojnë sot dhe konfirmohen në detyrë dhe ia dinë për nder Edi Ramës, nesër këta do t?i shërbejnë Edi Ramës që atë të mos e gjejë asgjë nga aplikimi I ligjit penal. Kaq e thjeshtë dhe e kuptueshme është gjithë ky sistem. E në këtë pikë instrumenti që po përdoret nga Edi Rama është organi i vetingut.?

 

Sipas opozitës, e gjithë vëmendja e partisë në pushtet është përqendruar tek vetingu, sepse ky proces përcakton kupolën e re të drejtësisë, e për këtë arsye nuk shqetësohet për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë.

Category

📺
TV

Recommended