Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mallkimi i prish. Skuadra e Flamurtarit mori fitoren pas plot 5 vitesh me ekipin e Kukësit. Një ngjarje e rëndësishme që u komentua edhe nga presidenti i klubit Sinan Idrizi. Ai beson se kjo fitore do i sjellë mbarësi në këtë sezon.
Sinan Idrizi: "Këtë vit nuk kemi luajtur asnjëherë me Kukësin. Kemi fituar vetëm një herë në finalen e kupës dhe kemi marrë kupën. Këtë vit jam i sigurtë se pas kësaj fitore do të marrim një kupë, por nuk e di cfarë do të marrim."
Ndërkohë trajneri Ilir Daja e vlerësoi këtë fitore si shumë të rëndësishme për ekipin e tij, por theksoi se skuadra ka ende nevoje që të bëjë afrimë të reja në këtë merkato.
Ilir Daja: "E rëndësishme është marrja e tre pikëshit nga një kundërshtar që është pretendent për fitimin e kampionatit. Një rival i Flamurtarit. Na erdhi në momentin e duhur. Kemi nevojë për lojtarë, sidomos për të rritur rivalitetin por dhe kualitetin, sepse kampionati është shumë i gjatë.
Nga ana tjetër tekniku i Kukësit, Armando Cungu tregoi bindjen se skuadra e tij bëri një lojë më të mirë se kundërshtarët, por u penalizuan nga një gabim i vetëm që Flamurtari diti ta shfrytëzonte siç duhej.
Armando Cungu: "I vetmi moment që patëm pakudjesi e shfrytëzoi kundërshtari dhe kjo ishte historia e ndeshjes. Në pjesën tjetër Kukësi luajti më mirë. Kjo verë e gjeti Kukësin me shumë ardhje e largime dhe normalisht kërkon kohën e vet"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mallkimi-u-prish-por-flamurtarit-i-duhen-prurje-te-reja