Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bazilika në qendër të Elbasanit vijon të ketë pamjën e një gërmadhe pasi investimi në të duket ende larg.

Pak muaj më parë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro premtoi se do të niste investimi e se do të ishte një atraksion turistik duke e shndërruar qëndren e qytetit në kurorë të antikitetit pasi jo shumë larg nga Bazilika ndodhet kalaja dhe sahati.

Ndonëse çdo turist viziton qendrën e Elbasanit, do t'i afrohej Bazilikes vetëm nëse ciceroni do t'i orientonte aty.

I shpallur monument kulture i kategorisë së parë, afresket e kësaj bazilike kanë nevoja specifike për rehabilitim pasi i nxehti në verë dhe dimri me shirat jo vetëm e demtojnë por e kthejnë në një grope me uje.

Sezoni i turizmit në Elbasan nuk përfundon me stinën e nxehtë pasi gjatë vjeshtës vijojnë turistë dhe se bazilika do duhet të vizitohet vetëm nëpërmjet ciceronit deri në momentin që Ministria e linjës të akordoje një fond për investim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ska-investime-bazilika-e-elbasanit-e-shnderruar-ne-germadhe

Category

📺
TV

Recommended