• 8 years ago
Antiterrori dhe forcat antieksploziv kanë mbërritur në Elbasan për të siguruar ndeshjen e Ligës së Kombeve, Shqipëri-Izrael që nis në 20 e 45. Për nga masat e sigurisë nuk do t?i ngjajë një ndeshje futbolli. Nuk mungojnë edhe snajperat në çatinë e stadiumit dhe godinat përreth, ndërsa një helikopter i ushtrisë patrullon zonën, ndërsa tifozët kontrollohen që para se t?i afrohen stadiumit.

Duket se po përsëritet situata 12 Nëntorit të vitit 2016, ku Elbasani u blindua për të garantuar takimin me kombëtaren izraelite. Rruga nga Tirana në Elbasan është mbikëqyrur nga forcat e policisë. Për të shmangur çdo incident të mundshëm, përveç 670 efektivëve të forcave speciale dhe policisë lokale është përfshirë dhe Njësia Antiterror.

Është ngritur edhe një grup i përbashkët pune mes policisë dhe prokurorisë. Më shumë se 100 numra telefoni janë vendosur në përgjim. Disa dhjetëra persona të cilët njihen si radikale janë nën survejimin e forcave të policisë dhe agjencive të tjera.

Komunikimet dhe takimet që zhvillojnë këta persona mes tyre do të jenë në fokus deri në kohen kur kombëtarja e Izraelit të largohet nga Shqipëria. Nën kontroll është mbajtur hyrja e individëve që janë të skeduar si problematikë me prirje radikale nga Kosova dhe Maqedonia dhe po bashkëpunohet ngushtë me autoritet e këtyre vendeve. 2

vjet më parë në Shkodër u arrestuan 4 persona si të përfshirë në sulmin që do kryhej në stadiumin ?Loro Boriçi?. Edhe në Kosovë pati disa të arrestuar pasi u dyshua se pikërisht atje ishte bërë plani për atentatin.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended