Një i mitur ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Fitore të Vlorë. Tvklan.al mëson se viktima Mertjan Aliaj 13 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka qenë duke luajtur me armën e të atit dhe i është shkrepur në duar. Ai u gjet i pajetë pikërisht nga babai dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mund të bëhet asgjë për të.
Policia nuk e konfirmon ende nëse arma u shkrep aksidentalisht apo i mituri ka kryer vetëvrasje. Kjo pritet të përcaktohet nga grupi hetimor, i cili nisi mbledhjen e provave në skenën e krimit për të zbardhur ngjarjen.