Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Taulant Balla i akuzuar nga Emiljano Nuhu se ka qenë i pranishëm kur ish-oficeri është kërcënuar me armë brenda në komisariatin e Fushë-Krujës thotë se hetimi administrativ i policisë vërtetoi se videodëshmia e Nuhut, dhënë për një media lokale ishte inskenim i sajuar në zyrat e Partisë Demokratike. Duke iu referuar shkeljeve të gjetura nga policia për nënkomisarin, Balla kërkon nga Lulzim Basha t?i japë fund përdorimit politik me këtë çështje.

?Keqpërdorimi politik nga Lulzim Basha i kësaj ngjarje është i turpshëm, por edhe kriminal, në përpjekjen për të ndryshuar rrethanat dhe për të marrë në mbrojtje mikun e tij Emiljano Nuhu. Zbardhja e ?Babale 2? kërkon që minimalisht Lulzim Basha të distancohet nga miku i tij Emiljano Nuhu dhe PD të heqë dorë nga kjo lloj politike e ulët?.

Balla megjithatë thotë se ngjarja e dhunimit të vajzës është tronditëse dhe se drejtësinë për këtë çështje nuk e vendos politika.

?Opinioni publik është me të drejtë i tronditur sa herë që raste të tilla dhune ndodhin dhe pret që dhunuesi të ndëshkohet. Por jam i sigurt që opinioni publik e pret ndëshkimin nga drejtësia, aspak nga politika?.

Kreu i grupit parlamentar socialist ka hedhur poshtë pretendimet e ish-oficerit Nuhu, duke thënë se në 21 Korrik ka qenë i angazhuar me aktivitete politike në rrethe.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended