Sylë Matoshit nuk i pëlqen të shënojë kosh me duar, por preferon ta bëjë me këmbë.
Për të duket e zakonshme të realizojë në këtë mënyrë. Një pasion i lindur rastësisht, që tashmë e ndjen pjesë të tijën.
?Të realizoja kosha me këmbë nisi spotanisht, duke bërë një video, duke e postuar në rrjetet sociale, duke e shpërndarë me shoqërinë.?
Kjo është mënyra që 24-vjeçari komunikon me të njohur dhe të panjohur në profilin e tij në Facebook.
Syla jeton në Suedi me familjen e tij bën një punë krejtësisht të ndryshme, merret me tekonologji. Për të është kthyer e zakonshme të kryejë veprime akrobatike me topin, në disa raste dhe me dy njëherësh.
?Është disi e vështirë ta kontrollosh, por kam një kohë të gjatë që merrem dhe është kthyer instiktive. Disa e shikojnë si të pamundur, por familjarët i duket si diçka normale?.
Largësia e një koshi basketbolli nuk është një problem për të, duke shënuar edhe nga distance disa dhjetëra metra larg.
?Distanca më e madhe ka qenë diku te 30 metra.?
Talenti i 24-vjecarit ka tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekëse që shpërndajnë videot e tij online.
Tv Klan