Do të paguajnë apo jo biletë të urbanit fëmijët mbi moshën 6 vjeç? Është kjo pyetja e mbetur pa përgjigje që prej vendimit të marrë nga shoqata e transportit urban për aplikimin e kësaj tarifës.
?Kjo biletë urbani që kushton 40 Lekë është e detyrueshme për çdo person të rritur që përdor transportin publik. Por së fundmi shoqata e transportit urban ka vendosur edhe për fëmijët mbi moshën 6 vjeç të paguajnë këtë tarifë?.
Qytetarët e Tiranës qartazi nuk pajtohen me këtë pagesë.
Po ndryshe mendojnë përgjegjësit e linjave të transportit në Tiranë teksa shprehen se po kërkojnë të zbatohet vetëm ligji.