Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Përkujtohet 10 tetori i vitit 1943 kur mbi 600 burra vlonjat u rrëmbyen nga fshatrat dhe qyteti për t?u internuar më pas nga gjermanët në kampet e përqëndrimit. 600 burra u mblodhën në ish-burgun e vjetër të Vlorës që ishte i vendosur tek bashkia e sotme. Ata u shpërndanë më pas në kampet më famëkeqe të internimit, në Zemun, Mat?hauzen, Prishtinë dhe Aushvicë. Skënder Spahiu, Drejtori i Muzeut Historik tregon për Report Tv se si u rrëmbyen 600 burrat ku vetëm pak prej tyre arritën të shpëtonin për të treguar atë çfarë kishin përjetuar.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga gjermanët, u transportuan në kampet e përqëndrimit 600 burra nga Vlora. Ata u shpërndanë sipas listave në kampet e përqëndrimit në Zemun, Mat?hauzen, Prishtinë dhe Aushvicë. Këta burra, nuk arritën të ktheheshin, një pjesë e tyre u kthyen dhe janë dëshmi e gjallë e kësaj masakre njerëzore.

Skënder Spahiu, Drejtor i Muzeut Vlorë
Në kuadër të 75 vjetorit, për të kujtuar burrat vlonjatë të cilët u internuan në vitin 1943, Bashkia e Vlorës vendosi krijimin e një memoriali i cili u inagurua paraditen e së mërkurës. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë, Dritan Leli u shpreh se 75 vite më parë në këtë shesh çmenduria njerëzore shkaktoi dhimbje pafund.

Category

📺
TV

Recommended