Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasi bëri publikë masat brenda partisë socialiste kundër shpifjes, Kryeministri lajmëroi se në paketën antishpifje që po përgatit, nuk përfshihet burgu edhe pse në 25 vende të Bashkimit Europian, heqja e lirisë është pjesë e ligjit. Rama tha se shpifësit nuk e meritojnë supën e burgut dhe në vend të kësaj do të paguajnë një gjobë të majme.
Për aktivistin Endri Shabani, kjo është taktikë e kryeministrit për të tërhequr vëmendjen politike. Shabani tha se ky nuk është halli i qytetarëve por halli i kryeministrit.
Shabani: Shpifja ka një problem, sepse barra e provës i mbetet atij që ngre shpifjen. Nëse unë do të themk që filan ministër ka abuzuar me detyrën. Që të vëretetohet që unë nuk kam shpifur unë duhet të sjell dokumente, që të sjell dokumente unë duhet t'i marr në shtet. Por ne jemi përballë një shteti jo transparent, ku ligji për informimin publik nuk funksionon. Nëse unë i bëj një letër institucionit ai nuk ma jep dokumentin që unë kam nevojë. Dëshira e një njeriu të vetëm kthehet në politikë shtetërore, pra ngrehet kryeministri, e para nuk dallon dot midis të qenit kryetar i PS dhe të qenit kryeministër i të gjithë shqiptarëve. E dyta sjell një nismë duke menduar që ky është problemi më i madh shqiptar, që në fakt është hall i kryeministrit.
Shabani u shpreh se që të kriminalizohet shpifja, atëherë duhet të kriminalzohen edhe mashtrimet publike si premtimet elektorale ë cilat nuk reaqlizohen kurrë
Shabani: Nëse kryeministri kërkon të pengojë shpifjen duhet të kriminalizojë mashtrimin politik. Pra përhapjen e informacionit të rremë duke ditur që është i rremë sic janë premtimet elektorale.
Shabani tha se shpifja në vetvete nuk është gjë e mirë, por me këtë nismë, kryeminsitri ka bashkuar partinë me shtetin duke ngritur struktura partiake që do të kontrollojnë kush shpif ndaj qeveritarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shabani-shifja-hall-i-kryeminsitrit
Comments