Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
32 nga 10 mijë gra banore të Durrësit kanë renë pre e dhunës gjatë në familje gjatë vitit 2017. Të dhënat e INSTAT e tregojnë se qarku bregdetar ka 11 raste mbi mesataren kombëtare. Avokatët thonë se bixhozi dhe tradhëtia janë arsyet kryesore, por shqetësim është fakti se gratë falin në gjykatë dhe më pas bien sërish pre e dhunës.
Me mesatarisht 32 raste dhunë për 10 mijë gra, Durrësi mban rekordin negativ të dhunës ndaj grave për vitin 2017.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT sipas raportimeve të Policisë flasin për 11 raste dhunë më shumë se mesatarja kombëtare 22.7 gra të dhunuara.
Denoncimet për dhunën në familje në policinë e Durrësit janë të përditshme, ndërsa pjesa më e madhe vjen nga zonat periferike.
Shkaqet janë komplekse.
Kryesore renditen gjendja ekononomike, bixhozi dhe tradhëtia.
Krenar Bardhi, avokat: Në mbrëmje gjejmë familje që nuk arrijnë dot të ushqehen dhe të përballojnë shpenzimet ditore. Bixhozi është shkaktar se kërkojnë të fitojnë para ndërkohë që lënë kursimet e tyre në bixhoz.
Por avokatët që ndjekin këto cështje në gjykatën e Durrësit, vërejnë se shumë gra i falin burrat në seancën e pajtimti dhe bien sërish pre e dhunës!
Krenar Bardhi, avokat: Është një kompleksitet marrëdhëniesh shoqërore të cilat degjenerojnë në dhunë në familje.
Pas Durrësit, Vlora është qarku i dytë ku gratë dhunohen më shumë, ndërsa në Tiranë të dhënat flasin për 26.3 raste në 10 mijë banorë.
Dibra dhe Kukësi janë qarqet që kanë nivele të ulëta të dhunës ndaj grave me përkatësisht 8.2 dhe 7.6 gra për 10 mijë banore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/i-njihni-indiferente-por-durresi-mban-rekord-dhunen-ndaj-grave
Comments