Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
I xhiruar në zona të ndryshme të Shqipërisë, me rrugë të vështira dhe shpesh pa sinjalistika, për të krijuar besnikërisht sfondin e viteve të para ?90, filmi ?Delegacioni? ka arritur të bindë në Festivalin Ndërkombëtar të Varshavës në Poloni, si prodhimi më i mirë kinematografik i edicionit të 34-të.

Tematika e filmit përqendrohet në Tetorin e vitit 1990, periudhë ku regjimi komunist në Shqipëri përpiqet të mbajë pushtetin dhe një delegacion europian vjen në Tiranë për të monitoruar vënien në jetë të reformave nga ana e qeverisë.

Personazhi kryesor është një intelektual i burgosur, i cili nuk pranon të luajë lojën e pushtetit dhe preferon sakrificën kapitale, sesa të bëhet vegël e tyre.

Filmi me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, u realizua nga kolegu i tij regjisori Bujar Alimani, i cili këtë shpërblim ia dedikon pikërisht atij.

?Delegacioni? do ta ketë premierën shqiptare, në fillim të muajit nëntor, në kuadër të ?Tirana International Film Festival?.

Category

📺
TV

Recommended