Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kontrolli i forcave speciale në banesën e tij, nuk e ka prishur marrëdhënien e kushtëzuar të Lulzim Berishës me drejtësinë. Ai u paraqit pranë Shërbimit të Provës duke zbatuar vendimin e gjykatës, që në vitin 2016 i kushtëzoi të qëndruarit jashtë qelisë.
Lulzim Berisha ka vendosur në zbatim urdhrin e gjykatës për tu paraqitur tek Shërbimi i Provës vetëm pak ditë kontrolleve të forcave speciale në banesën e tij në Durrës.
Ish-kreu i bandës së Durrësit, u paraqit të martën pranë Shërbimit të Provës në Durrës, ashtu siç e detyron vendimi i gjykatës së vitit 2016, që e nxori nga burgu me kusht.
Emri i Berishës ka dalë gjatë përgjimeve të grupit të Avdylajve, ku shihej si një mundësi për trafikimin e lëndës narkotike e cila përpunohej në laboratorin e Hasit dhe shpërndahej për në vendet e BE-së.
Lulzim Berisha dhe asnjë nga familja e tij nuk ndodheshin në shtëpi gjatë kontrollit dhe në banesë nuk u gjet asgjë e paligjshme.
Ndaj Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për të.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lul-berisha-paraqitet-ne-sherbimin-e-proves