Uji është tejet i lirë që të mundësojë investime për mbarëvajtjen edhe të ujësjellësve tjerë, vlerësojnë nga Shoqata e ndërmarrjeve publike. Porosisin se duhet të shqyrtohet korrigjimi i çmimit. Se gjendja me ujësjellësit është e keqe, tregon e dhëna se një sasi e madhe e ujit nuk arrin deri tek qytetarët, por se humbet në tokë.