Italiani, sipas policisë, kishte kohë që ishte në Tiranë, por së fundmi ishte akomoduar në katin e dytë të kësaj vile që ndodhet në dalje të Kombinatit.
Edhe në Tiranë, gjatë qëndrimit të tij, dyshohet se kishte abuzuar me të mitur.
Banorët e zonës thonë se 45-vjeçarin e shihnin shpesh nën shoqërinë e fëmijëve dhe të qenit të tij.
Masimilliano Croce u arrestua për llogari të autoriteteve italiane. Fillimisht atij iu dha masa e paraburgimit 40 ditë për qëllime ekstradimi në Itali, por pas denoncimit nga fëmijët e bashkëjetueses, do të qëndrojë në vendin tonë deri në përfundim të hetimeve.
Tv Klan