Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të tetorit gjerman artistja Katerina Horn, në bashkëpunim me aktoren shqiptare Ema Andrea, sjellin shfaqjen e titulluar ?Jam burrë?. Një shkrirje mes kërcimit dhe teatrit për të dhënë mesazhin se emancipimi i shoqërisë vjen përmes grave.
Në shoqërinë shqiptare diskrimini gjinor është ende një fenomen i përhapur gjerësisht. ?Jam burrë? është një shfaqje artistike që synon të japë mesazhin se emancipimi i shoqërive në vendet e Ballkanit vjen vetëm përmes emancipimit të grave.
Artistja gjermane Katerina Horn, në bashkëpunim me aktoren e mirënjohur shqiptare Ema Andrea dhe artistë të tjerë nga vendet e rajonit, kompozojnë një kombinim fluid mes kërcimit dhe teatrit.
?Jam burrë? është një udhëtim artistik mes klisheve në realitetin e burrave. Dhuna dhe diskriminimi ndaj grave është një fenomen që prevalon mbi vlerat e perëndimit ku duam të shkojmë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/jam-burre