• 8 years ago
Mëngjesin e sotëm, të burgosurit në burgun e Shutkës u zgjuan nga një lëvizje e pazakontë. Në burgun hetues u sollën Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski. Për ta nuk do të ketë trajtim të veçantë, edhe pse janë ish zyrtarë të lartë. Megjithatë, sipas rendit të burgut, ata në oborr do të mund të takohen me të paraburgosurin Orce Kamçev, por edhe me të paraburgosurit e 27 prillit. Ekipi i Alsat sot në burg arriti ta incizojë edhe qelinë e cila ka qenë e përgatitur për vendosjen e Nikolla Gruevskit.

Category

📺
TV

Recommended