Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Institucionet e përkujdesit social do të monitorohen. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë nënshkrimit të memorandumit për planin e deinstitucionalizimit tha se janë vendosur agjentë dhe kamera sigurie për të dokumentuar rastet e dhunës fizike apo psikologjike.
Manastirliu: Vendosja e kamerave të cilat do të rrisin sigurinë e atyre që marrin shërbimet tona, jo vetëm për fëmijët.
Ministrja vlerësoi tranformimin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve në shtëpi familje.
Manastirliu: Po bëhet një sistem vlerësimi individual për cdo fëmijë. Do të vlerësohet edhe ekipi i edukatorëve dhe kujdestarëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/institucionet-e-perkujdesit-social-do-te-monitorohen-me-kamera