Prokuroria Speciale argumenton se rreziku i arratisjes së Mile Janakieskit dhe Kiril Bozhinovskit u konstatua që vitin e kaluar, në fillim të procedurës, kur gjykata iu shqiptoi atyre masa paraprake më të buta. Paraburgimi i shqiptuar për të dy, sipas PSP-së është i justifikuar, sepse pasaportat e konfiskuara dhe detyrimi për t'u paraqitur në gjykatë nuk garantojnë që prania e tyre në seancat gjyqësore do të sigurohet.