Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Punimet për Unazën e Madhe po zhvillohen pa sinjalistikën e duhur rrugore, duke e kthyer zonën në një burim të mundshëm aksidentesh. Të mërkurën pas vendosjes së bordurave për mjetet e qarkullimit rrugor nuk ka asnjë tabelë paralajmëruese për të pasur kujdes, apo për devijimin e lëvizjes, duke krijuar kështu rrezik për drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë, Bashkia ka vijuar me prerjen e pemëve edhe pse në ditë pushimi, ndërsa banorët ankohen edhe për mungesën e ndriçimit publik pasi pasdite e gjithë zona kthehet në errësirë.
Këto bordura (në foto) të vendosura në gjysmën e rrugës nuk janë shoqëruar me një tabelë sinjalizuese të përkohshme për mjetet ku të informohet devijimi i lëvizjes për shkak të punimeve.
Edhe ndriçimi publik i rrugës mungon, pasi shtyllat janë hequr pas nisjes së punimeve, duke e bërë edhe më te vështirë qarkullimin në zonë jo vetëm për mjetet, por edhe për këmbësorët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punimet-ne-unaze-vendosja-e-bordurave-pa-sinjalistiken-provizore