Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Presidenti i Republikës, shumica socialiste e Kryeministrit Rama si dhe LSI, pjesa e majtë e opozitës së bashkuar e kanë nderuar këtë 29 Nëntor festën e Çlirimit.

Në kujtim të 74-vjetorit të Çlirimit të vendit nga pushtimi nazi-fashist Ilir Meta, Edi Rama, kryeparlamentari Ruçi dhe kryebashkiaku i Tiranës kanë vendosur kurora me lule në monumentin 'Nënë Shqipëri', në Varrezat e Dëshmorëve.

Nuk kanë munguar në homazhet e zhvilluara në këtë datë dhe nga idhtarët e dikatorit Enver Hoxha. Ata janë lejuar që të ngjiteshin në Varrezat e Dëshmorëve vetëm pas përfundimit të ceremonisë zyrtare. Ndërsa kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për kthimin e eshtrave te Mid?hat Frashërit në Shqipëri, nga qeveria e Kryeministrit Rama.

Me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit, Ministria e Mbrojtjes, me moton ?Festo me Forcat e Armatosura? ka organizuar një ditë të hapur për qytetarët. Në pedonalen e kryeqytetit u ekspozuan mjete, pajisje dhe armatime ushtarake

Category

📺
TV

Recommended