Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Regjisori i "Portokalli", Altin Basha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se niveli i propagandës së qeverisë ka arritur nivelet më të larta.
Ai thekson se spoti satirik për hapjen e kompanisë "Air Albania" rezulton pas tre muajsh se është i vërtetë.
Basha: Në atë kohë kishte shumë propagandë për hapjen e Air Albanian. Kishte shumë "presion" mbi audiencën, ku do të bëjmë një shoqëri ajrore që do të fluturojë më lirë, etj, etj.
Ne e ndjemë erën e propagandës sepse ajo është një nga mjeshtëritë më të larta të qeverisë së sotme.
Kanë arritur deri në pikën saqë të bëjnë tv. Nuk mund të shkojnë më tej.
E nuhatëm erën e propagandës. Ishim në kërkim të një spoti të fuqishëm për të goditur politikën. Spotet me përmbajtje politike që kanë ironi janë të ndjekura.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/altin-basha-si-e-nuhatem-propaganden-e-qeverise-air-albania