Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përballja me realitetin dhe nevoja për dashurinë në familje vënë përballë dy çifte në skenën e ArTurbinës. Dy të rinj luftojnë për tu përballur me botën jashtë, ndërsa fqinjët e tyre tashmë të moshuar kanë kapërcyer hendekun, duke i qëndruar më pranë njëri-tjetrit.
Në thelb të gjithë botës qëndron dashuria. Nëse ka dashuri, të gjitha pengesat dhe mosmarrëveshjet do të gjejnë udhën për të shkuar drejt zgjidhjes.
Këtë do të përcjellë shfaqja ?Këmbëzbathur në Park?, gjetjen e balancave në një martesë dhe rëndësinë që ka plotësimi i anës shpirtërore.
Në datat 1 dhe 2 Dhjetor, ArTurbina do të pushtohet nga dashuria dhe lufta mes një çifti që e sheh botën krejt ndryshe.
Në thelb të shfaqjes së dramaturgut, Neil Simon, qëndrojnë pritshmëritë e larta të dy të rinjve të sapomartuar që përplasen me realitetin dhe rutinën që kaplon marrëdhënien.
E gjithçka përballet me eksperiencën komshinjëve të tyre, ku jeton një tjetër çifti në moshë më të madhe të cilët kanë gjetur balancën e jetës.
Hiq pak dorë nga vetja jote dhe përkushtoju partnerit, dhe vetëm kështu do të kesh një martesë të lumtur si 10 përqind e njerëzve në këtë botë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kembezbathur-ne-park