Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fshati Troshan i Lezhës është një vendbanim i hershem dhe nën toka mbart vlera të jashtëzakonshme historike.Këtë e dëshmojnë gjetjet e shumta arkeologjike të zbuluara në këtë zonë nga arkeologu Shqiptar Shtjefen Gjeçovi në vitin 1920.
Historiani dhe studiuesi Paulin Zefi thotë se në këtë zonë janë zbuluar objekte të ndryshme që mbartin vlera të jashtëzakonshme historike dhe këtë pak kush e di.
Zefi është i bindur se në Troshan ka objekte të tjera të pa zbuluara, ndaj kërkon që siti arkeologjik të merret në mbrojtje dhe të zhvillohen sërish gërmime arkeologjike.
Paulin Zefi " Gjeçovi vetë në inventarin e tij vetëm në Troshan ka shënuar ka shënuar rreth 3 mijë objekte, 3 mijë gjetje të ndryshme. Kjo tregon se është një vend banim shumë i hershëm, një nga më të hershmet jo vetëm në Zadrim por edhe në rajonin e Lezhës dhe Shqipërinë veriore".
Sende të ndryshime kanë dalë në dritë edhe gjatë punimeve në bujqësi të fshatareve, por që nuk janë marrë në konsideratë dhe vlerësuar nga këta të fundit.
Fatmir Ndoj "kohët e fundit të punimeve të tokës në hapjen e gropave për mbjelljen e pemëve 50 ,60 cm kanë dalë sende me vlerë si qeramika".
Troshanit është një zonë me vlera të jashtëzakonshme historike, vlera këto që nuk kanë dalë aspak në pah, ndaj është i nevojshëm sa më shumë promovimi i zonës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/troshani-fshati-me-histori