Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Për Lulzim Bashën buxheti i vitit 2019 i miratuar nga mazhoranca legjitimon grabitjen e taksave të shqiptarëve. Në një dalje për mediat, kreu i opozitës i etiketoi deputetët socialistë si organizatë kriminale që i hapën rrugë buxhetit më katastrofik në 28 vite.

?Legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave tuaja dhe pasuron një grup oligarkësh dhe qeveritarësh. 97% e qytetarëve paguajnë taksa më shumë dhe fatura më të shtrenjta se në vendet e rajonit. Kjo rritje galoponte taksash që ka çuar në 1.9 miliardë Euro më shumë të marra nga xhepat tuaja nuk ka sjellë asnjë rritje ekonomike por e ka futur vendin në një cikël krize. Mbi 13 mijë biznese të mbyllura nga janari deri në Tetor.?

Zëri kryesor i shpenzimeve në buxhet sipas Bashës janë koncesionet për të ashtuquajturit oligarkë për shpenzimet e luksit për makina e zyra.

 ?110 mln euro ka ndarë buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, për të paguar oligarkët. Viti pasardhës do jetë 160 mln euro, për 10 oligarkë që vjedhin bashkë paratë e taksave të rritura. Vetëm për zyra, kolltuqe, shpenzime luksi, buzëkuq qeveria dhe makina, kjo qeveri ka vendosur që të vitin 2019 të shpenzojë 18 milionë dollarë. Këto para vetëm për rehatinë e tyre".

Pa sulmuar nuk la edhe projektin e Unazës së madhe, që sipas tij është një tjetër aferë korruptive e qeverisë.

 ?Duan të vjedhin 40 milionë euro dhe nxjerrin nga shtëpia banorët. Aty ka qindra të majtë, socialistë, por këta nuk kanë më sy të shohin, këtyre u janë errur sytë. Buxheti për këta njerëz është i barabartë me vjedhjen te Unaza e Re. 40 mln euro shpenzohen të Unaza e Re, të njëjtat nevojiten për familjet në nevojë?.

Sipas kreut të demokratëve zgjidhja për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka futur e majta vjen përmes alternativës së Partisë Demokratike që është taksë e sheshtë 9% , vendosja e një tavani ku nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor, eliminimi i taksës së qarkullimit, rikthimimi i fashave mbrojtëse për energjinë elektrike për shtresat në nevojë dhe anulimi i të gjithë koncesioneve korruptive.

Category

📺
TV

Recommended