Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një histori rreth 100 vjeçare ndodhet në arkivat e hidrokarbureve, ku përfshihen studime në fushën e gjeologjisë shqiptare. Për t?i mbrojtur ato nga degradimi është vendosur të dixhitalizohen.

Arkiva e hidrokarbureve, e cila mban një histori 100 vjeçare

të shtetit shqiptar sa i përket studimeve në fushën e gjeologjisë do të dixhitalizohet.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Ardian Bylyku dhe përfaqësuesi i kompanisë SHELL në Shqipëri Rohan D?Souza inspektuan ambientet e Arkivit Teknik Hidrokarbure në qytetin e Fierit.

Gjiknuri: Do të bëjë të mundur të hidhen në format elektronik të gjithë shiritat, të gjithë të dhënat historike dhe kjo nuk ka vetëm efektin e një ruajtje më të mirë, por mbi të gjitha kjo vlen që ne të marketojmë më mirë pasuritë tona nesër për investitorë të huaj. Shumë shpejt do të hapim dhe garat për blloqet ?off shore?, pra në detin Adriatik dhe Jon. Pasja e këtyre të dhënave elektronik dhe formatimi i tyre në mënyrën e duhur do të bëjë që ne të kemi mundësi të negociojmë kontrata më të mira, por edhe investitorët të njihen me të dhënat historike të të gjithë pasurive, në këtë rast pasurive hidrokarbure shqiptare.

Drejtori i AKBN-së Ardian Bylyku tha se ky projekt synon kopjimin dhe dixhitalizimin e të dhënave dhe përbën fazën e parë të dixhitalizimit.

Materialet që ndodhen në Arkiv e kanë fillesën e tyre që prej vitit 1927.

Në fazën e parë do të investohen 500,000 paund për këtë projekt nga kompania SHELL Upstream Albania.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dixhitalizohen-hidrokarburet

Category

📺
TV

Recommended