QTU çel zyrtarisht dyert pas restaurimit të plotë me 4 ditë festë dhe ulje. Përgjatë ditëve të 13-14-15-16 dhjetorit, qendra do të organizojë oferta, ulje, dhurata dhe aktivitete të shumta argëtuese në të gjitha dyqanet dhe mjediset e saj.
Një koncert me reperin e njohur Ledri Vula dhe një veturë me kilometra zero, Volkswagen Polo e vit-prodhimit 2018, e cila do të jepet dhuratë përmes një shorteu, ku gjithë të pranishmit mbi 18 vjeç mund të marrin pjesë, do të jenë vetëm dy nga surprizat e panumërta që priten nga e enjtja deri të dielën në QTU.
Pas një programi restaurimi me vlerë 15 milionë euro dhe një pune intensive prej 12 muajsh, një dizajn i ri interior, marka dhe shërbime të reja do të shfaqen për publikun për herë të parë nesër.
Qendra Tregtare Univers vjen tashmë e shtuar me një kat, me plot 47.000 metra katrorë sipërfaqe totale ndërtimi.
QTU do të zbulojë këndin më të madh të lojrave për fëmijë në Ballkan që do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme për të gjithë vogëlushët, pasi bëhet fjalë për një kënd me hapësira të brendshme dhe të jashtme, një mbretëri më vete ndodhish, shoqëruar nga personazhi i posaçëm Benni Bones, që do ti shoqërojë gjatë gjithë kohës fëmijët.