Protesta e studentëve ka vijuar sot e heshtur e me letra të bardha, në pritje të përgjigjes së kryeministrit për kërkesat e tyre. Mbrëmë në studiot televizive u infiltruan freshistë e militantë partie, për të bërë politikën e qeverisë lidhur me protestën. Rama ishte në Top Channel, ku u përball me shumë të rinj, të cilët rezultuan aktivistë të Forumit Rinor Eurosocialist.