Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti socialist Pjerin Ndreu mendon se është koha për të ndërmarrë një amnisti të dhënash në policinë e shtetit.
I ftuar në Ora News, Ndreu dhe tha se duhet ti jepet fund baltosjes së oficerëve të policisë me thashetheme.
Ndreu: Duhen parë materialet për të cilat gjykohet për personalitetin e një oficeri sigurie. Më duket se akoma gjykohet mbi disa informacione që kanë zënë pluhur dhe sa herë i duhet për të baltos dikë e nxjerrin nga pluhuri dhe e baltosin. Nuk është e drejtë.Duhet të ketë një amnisti të dhënash një ditë dhe të fillojmë të prodhojmë të dhëna të sakta. Nuk kriminalizohet polici me të dhëna. Mund të kesh një të dhënë edhe për Presidentin, edhe për këdo, por kjo nuk do të thotë se është i kriminalizuar sakohë që nuk është provuar. Jemi shtet ligjor, jo llafesh dhe thashethemesh.Nëse do të legalizojmë thashethemet atëherë hajde.
Ndreu komentoi edhe mbi çështjen e drejtuesve të policisë pa certifikatë sigurie.
Ndreu: Unë dyshoj te gjykimi, janë disa informacione që janë akumuluar gjatë gjithë viteve dhe bëjnë me bojë gjithëkënd, të cilat vinë nga SHISH, SHÇBA, nga të gjithë rrymat dhe kanë vite që vegjetojnë aty. Janë një tip presioni që u bëhet oficerëve dhe zyrtarëve të policisë. Sa herë është e nevojshme për të goditur ndonjë oficer ato përdoren. Këto histori duhet të marrin fund. Ka një ligj që quhet vettingu i policisë dhe këtë e trajton vettingu. E përfshin certifikatën e sigurisë dhe nuk mund të shpikim një artificë në ligj. Me të nisur vettingu, një ndër elementët është çertifikata e DSIK.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/certifikata-e-sigurise-ndreu-duhet-nje-amnisti-te-dhenash-shtet-ligjor-jo-thashethemesh