Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Festat e fundvitit do të kalojnë pa viroza. Në këtë periudhë, vizitat në pediatri janë në mesataren normale, ndërsa apelojnë për kujdes të veçantë te femijët. Por në Durrës, një formë agresive gripi që po prek kryesisht fëmijët është shfaqur në këto ditë të ftohta. Në pediatrinë e qyteti bregdetar, çdo ditë marrin trajtim mbi 130 fëmijë.

Periudha e fundvitit duket se do të kalojë pa probleme për sa iu përket virozave. Shifrat në pediatri flasin për një situatë normale në Tiranë, ku deri në 20 fëmijë paraqiten mesatarisht çdo ditë pranë qendrave shëndetësore në Tiranë.

Bektash Mandri: Unë them se do të jenë festa të qeta. Kemi infeksione të rrugëve respiratore, por janë raste të ralla.

Mjeku pediatër, Bektash Mandri, këshillon që fëmijëve të mos iu jepen antibiotikë para se të kryehet vizita, ndërsa apelon edhe për bërjen e vaksinës antigrip.

Bektash Mandri: Marrja e antibiotikut nuk është se na ndihmon, thjesht ul pak imunitetin dhe i themi virusit "zhvillohu dhe pak".

Në pediatrinë e qytetit të Durrësit rastet shkojnë deri në 130 vizita në ditë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/festat-pa-grip-vizitat-ne-pediatrine-e-durresit-normale

Category

📺
TV

Recommended