Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
"Prokuroria e Krimeve të Rënda pas më shumë 16 muaj hetime ka mbyllur hetimin për grupin e ?Habiljave?. Këtë të hënë avokatët e 9 të pandehurve janë paraqitur në prokurori ku kanë marrë dijeni për akuzat që klientët e tyre do të përballen në gjykatë".

Dy prokurorë të kësaj dosje kanë qenë në Itali javën e kaluar, ku i kanë komunikuar akuzën drejtuesit të këtij grupi Moisi Habilaj dhe Nazer Seitit, i njohur si financieri i ?habilajve?. Për 9 personat e përfshirë në dosje rëndon akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të drogës. Ky grup sipas Prokurorisë kishte trafikuar drejt Italisë për 3 vite rreth 3.5 tonë kanabis. Pjesë e të njëjtës dosje ishte edhe Saimir Tahiri, hetim i cili është veçuar.

"Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me hetimin ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u hetua fillimisht si pjesë e këtij grupi. Prokuroria ka afat deri në datën 17 Janar për të vendosur nëse do të mbyllë hetimin, apo do të kërkojë përsëri zgjatje".

Prokuroria e Antimafias së Katanias ne 15 Mars të vitit të kaluar pas 5 muajsh hetime i kërkoi gjykatës pushimin e hetimeve ndaj ish-ministrit pasi nuk gjeti asnjë provë që e lidhte atë me grupin e ?Habilajve?. Kërkesa u miratua nga gjykata dhe ky vendim pushimi është bërë pjesë e dosjes hetimore në Shqipëri pasi u dorëzua si provë nga vetë Saimir Tahiri. Antimafia e Katanias ka verifikuar gjithçka dilnin si të dhëna nga përgjimet e Habilajve, veçanërisht pjesët që dukej se implikonin Saimir Tahirin, si blerja e bizhuterive për familjarët e ish-ministrit dhe verifikimin përmes Interpolit të të gjitha hyrje-daljeve të tij në zonën Shengen.
Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended