Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar kërkon përshpejtim të reformave duke theksuar se nuk mbetet shumë kohë deri në fushatën zgjedhore. Zhbogar bëri me dije se vendi ka akoma shumë punë për të bërë sidomos në sferën e gjyqësorit. Ambasadori i Rumanisë, vend i cili udhëheq me presidencën e BE-së, deklaroi se vëmendja nuk do të hiqet nga Ballkani Perëndimor.