• 8 years ago
#oranews

Partia Demokratike i kërkon Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të verifikojë dy momente para se të japë vendim për drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Deputeti Alibej tha se KPK duhet të verifikojë faktin se Prela në muajin nëntor-dhjetor është takuar me anëtaren e vettingut Valbona Sanxhaktari dhe a është pjesë e dosjes "339", duke u kapur në përgjim me Astrit Avdylajn. Dy prokurorët e dosjes "339", hodhën poshtë akuzat.

Partia Demokratike thotë se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në shkelje të ligjit është takuar me anëtaren e trupës së vettingut, Valbona Sanxhaktari, për të influencuar vendimin.

Deputeti, Enkelejd Alibeaj, thotë se rasti i prokurores Prela, po tregon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është një vegël në duart e pushtetit.

Enkelejd Alibeaj: Të konfirmojë që Donika Prela, në konflikt të hapur interesi, është takuar gjatë periudhës që ishte nën veting me anëtaren e trupës së vetingut, Valbona Sanxhaktari. Për lehtësi pune, i sugjerojmë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të kërkojë kamerat e Sigurisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda në muajt nëntor dhjetor.

Alibeja i kërkoi organeve të vettingut t?i japin përgjigje pyetjes nëqoftëse është Donika Prela pjesë e dosjes "339", e kapur në përgjim me bandën e Avdyljave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alibeaj-kpk-vegel-e-pushtetit-donika-prela-ka-pasuri-te-pajustifikuar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended