Njëri nga policët i cili mori plagë të rënda gjatë një incidenti në Shuto Orizarë është akoma në rrezik për jetën, ndërsa kolegu i tij është lëshuar për kurim shtëpiak. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se incidenti në Shuto Orizare ka ndodhur pas denoncimit se një e mitur ka parë se si disa persona kanë futur me dhunë në makinë një person. Të dy policët, në momentin e incidentit nuk kanë qenë në detyrë, por kanë kaluar rastësisht përmes kësaj rruge.