• 8 years ago
#oranews #luftetari

Julian Ahmataj është trajneri më i ri i Luftëtarit. Trajneri 39 vjeçar ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit bluzi, duke hedhur firmën në kontratën me gjirokastritët.

Në një lidhje telefonike për "Ora News", Ahmataj pohoi se e pranoi ofertën e Luftëtarit sepse i pëlqejnë sfidat, ndërsa shtoi se kontrata është në varësi të arritjeve në krye të bluzinjve.

Projekti? Falenderoj drejtuesit e klubit për besimin që më dhanë dhe për angazhimin që kanë marrë për të sjellë klubin aty ku i takon dhe të stabilizojë situatën në këto pak ditë. Është një punë e vështirë. Si çdo ndeshje futbolli, si çdo kampionat, si çdo garë, si çdo gjë tjetër është një sakrificë shumë e madhe. Do të mundohemi të japim maksimumin, pasi më parë duhet të luajmë dhe më pas të fitojmë dhe të arrijmë ato objektivat që ka vënë klubi."

Kriza financiare? Është një problem që nuk besoj se jam njeriu i duhur që duhet të përgjigjem për këto probleme që ka klubi, janë probleme që duhet të zgjidhen brenda klubit. Sot që erdha këtu nuk kam parë një gjë të tillë. Është një gjë që është sheshuar në këtë drejtim. Janë bashkëpunues për të arritur dhe për të bërë një punë të mirë. Do të japim maksimumin të gjithë për të bërë një punë të mirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-luftetari-zgjedh-julian-ahmataj-stolin-tekniku-pranova-oferten-se-pelqej-sfidat

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended