Alsat, jozyrtarisht mëson se Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë kërkesën e drejtoreshës së shkollës së mesme ekonomike të Tetovës, Ramie Kurtishi që të ketë ripërsëritje lëndës për rastin e profesoreshës Arjeta Veliu, e cila 5 vite më parë padrejtësisht u largua nga puna. Tani drejtoresha topin e hedh të Ministria e Arsimit, por kjo e fundit sërish porosit që të respektohen vendimet gjyqësore, rekomandimet e Inspektoratit të Arsimit dhe Avokatit të Popullit, që Arjeta Veliu të kthehet në punë.