Qytetarë të shumtë kanë parashtruar ankesa tek operatorët celularë të Maqedonisë, ngaqë po dyshojnë se kanë rënë pre e një skeme mashtrimi. Dyshimet qëndrojnë nga thirrjet telefonike të bëra nga numra të panjohur të shteteve të huaja. Disa qytetarë në kushte anonimiteti, tregojnë se iu kanë përgjigjur këtyre thirrjeve dhe pa asnjë komunikim nga ana tjetër, iu kanë faturuar shuma të majme.
Për këtë denoncim, Alsat mëson se operatori e ka njoftuar klientin me SMS se 12 mijë denarë iu kanë shtuar si shpenzime shtesë. Nga sektori për zbulimin e Krimit kibernetikë të MPB-së thonë se po punojnë për t?u rënë në gjurmë hakërreve, të cilët po i zbrazin llogaritë e klientëve të operatorëve celular.