Optimizmin për realizimin e investimeve kapitale që e mbajti gjatë vitit 2018 në fund e la të pakënaqur zëvendëskryeministrin Koço Angjushev. Edhe përkundër rezultateve katastrofike gjatë vitit të kaluar, ai priste që realizimi të ishte mbi 80%, por shifrat në fund të vitit e dëshmuan të kundërtën. Qeveria mezi shpenzoi 197 milion euro nga 300 milion euro të parashikuara, gjë që përbën realizim vetëm prej 65.5%. Fajin për këtë Angjushev ia faturon punonjësve nëpër institucione që nuk kanë përgatitur projekte të mira.