Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
#oranews #shkollamagjistratures #klp

Shkolla e Magjistraturës deri në 2023 do të pranojë 75 magjistratët të rinj pas zhbllokimit nga KLP dhe KLGJ. Ministrja e Drejtësisë e cilësoi si gur themeli për reformën në drejtësi, ndërsa zyra e BE-së si mekanizmi që do të ndryshojë kulturën e drejtësisë në vend.

Tirane- Ngërçi i shkaktuar në Shkollën e Magjistraturës për shkak të bojkotit të politikës mori zgjidhje nga dy organet e reja të drejtësisë, KLP dhe KLGJ. Nga ndërkombëtarët kjo shkollë shihet si një mënyrë për të ndryshuar kulturën e drejtësisë në Shqipëri, ndërsa për institucionet e gjyqësorit është gur themeli për reformën në drejtësi.

Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj: "Atë që ne maxhoranca nuk arritëm dot për shkak të mungesës së votave të opozitës e arriti Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai i Gjyqësorit."

Kryetarja e KLGJ-se, Naurelda Llagami: "Këto ditë u bënë publike rezultatet e indeksit të perceptimit të korrupsionit. Le ti reflektojmë në strategjitë tona nevojën imediate për perfeksionistë për ti bërë ballë korrupsionit"
Për kreun e KLP, Gent Ibrahimi Shkolla e Magjistraturës është shumë e rëndësishme në ngritjen e institucioneve të drejtësisë. Në fjalën e tij në konferencën me temë "Strategjia për Magjistraturën", Ibrahimi tha se ky institcion është aktor në zgjedhjen e kandidatëve për këshill.

Gent Ibrahimi: Shkolla e Magjistraturës ka për ne, flas në emër të KLP, as më shumë dhe as më pak vlerën e fidanishtes dhe për pasojë ndikon tek ne, në atë mënyrë siç ndikon tek psiqika e njeriut, e ardhmja. Të ardhmen e shikojmë me pozivitet dhe optimizëm, pavarësisht se nuk është gjithmonë kështu. Kështu e shikojmë dhe ne shkollën e Magjistraturës, kemi një ndjesi shumë pozitive dhe gati gati një marrëdhënie familjare me Shkollën e Magjistraturës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kreu-i-klp-shkolla-e-magjistratures-ka-vleren-e-fidanishtes

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended