Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, me erë të fortë dhe det të dallgëzuar. Forca e dallgëve arrin deri në 7 ballë ndërsa shpejtësia e erës shkon në 60 km/h. Kjo situatë ka ndikuar në pezullimin lundrimit të anijeve tregtare dhe atyre të peshkimit.
Ndërsa vështirësi në lundrimin kanë pasur edhe tragetet e pasagjerëve, të cilët janë ankoruar në port me disa orë vonesë. Kjo situatë pritet të zgjasë deri mëngjesin e së enjtes.
Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon që pronarët e mjeteve lundruese të marrin masat e duhura për sigurimin e anijeve të tyre me qëllim shmangien e incidenteve në det.
Tv Klan
Comments