#oranews
Djegia e mandateve të opozitës nga ana formale do të marrë gjithë kohën 30 ditore që është parashikuar në rregullore nga Kuvendi që do të thotë se procedura mund të zgjasë disa muaj. Megjithatë, nëse asnjë kandidat i listave jofituese nuk merr mandatin e lënë nga deputetët opozitare, parlamenti do të ngelet me vetëm 80 deputetë që do të cënojnë garantimin e ushtrimin të funksionit të tij të plotë.
Heqja dorë e nga mandatet e deputetit për opozitën mund të jetë një proces që zgjat.
Nisur nga forma ligjore, çdo deputet i Partisë Demokratike duhet të njoftojë publikisht Këshillin e Rregullores dhe Mandateve nëpërmjet një shkrese të firmosur, për lënien e mandatit. Kuvendi ka 30 ditë kohë për të shqyrtuar kërkesën.
Me gjasë, Kuvendi do ta marrë të gjithë kohën e parashikuar për të verifikuar kërkesat duke thërritur secilin deputet për t?u siguruar nëse firma është e tyre apo jo. Pas kryerjes së këtij procesi, Kuvendi njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancat e krijuara dhe zëvendësimin e tyre.
Me marrjen e njoftimit, KQZ njofton të gjithë deputetët e listës për t?i dhënë mandatin. Partia Demokratike ka patur 194 kandidatura, dhe mandati do t?i kalojë 148 kandidatëve që nuk dolën fitues në zgjedhjet e 2017.
LSI ka patur 146 kandidatë dhe nga këta vetëm 19 morën mandatin dhe një la mandatin. Kështu janë edhe 127 kandidatë jo fitues që do duhet të shprehen nëse do duan ta marrin mandatin ose jo duke qenë se Lefter Koka nuk pranoi ta lërë mandatin e tij.
Nëse të gjithë kandidatë jo fitues do të refuzojnë të jenë pjesë e parlamentit, atëherë Kuvendi do të ngelet vetëm me 80 deputetë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parlament-me-80-deputete
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp