Rreth 140 nxënës të shkollave Fillore në Shkup janë vaksinuar kundër fruthit. Gjatë ditës vaksinimi është zhvilluar në gjashtë Shkolla në të cilat numri i të pa vaksinuarve është shumë i lartë. Nga shtëpia e shëndetit njoftojnë se gjatë javës së kaluar në tre shkolla të Shkupit nuk është zhvilluar vaksinimi, pasi prindërit kanë kundërshtuar një gjë të tillë.