Për momentin zbardhja e nepotizmit zhvillohet ngadalë. Nga Komisioni anti- korrupsion ankohen se nuk kanë ekip të mjaftueshëm që të përshpejtohet zbardhja e aferave të përditshme me punësimet e familjarëve të zyrtarëve nga LSDM dhe BDI. Kryeministri Zaev shprehet se, pasi opinioni reagon, atëherë duhet të ndërpriten punësimet.