Ndërsa autoritet akuzojnë njëra tjetrën për deponinë e egër në Vizbeg, banorët dhe kompanitë që veprojnë në këtë zonë ankohen për erën e padurueshme. Nga komuna Shuto Orizarë thonë se sot kanë filluar pastrimin e deponisë, ndërsa nga Higjiena Komunale thonë se ndihmojnë pastrimin e deponisë edhe pse ata e kanë mirëmbajtur në kohën që e kanë shfrytëzuar si stacion mbingarkimi.