Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Dy fusha të reja sportive janë shtuar së fundmi në Njësinë 7 në kryeqytet.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj së bashku me deputetin e PS-së, Besnik Baraj dhe kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, përuruan përfundimin e punimeve ditën e sotme, në sheshin e quajtur "Emil Le Grand? .

Kryebashkiaku bëri një thirrje për gjithë të rinjtë duke thënë, se mësimi asnjëherë nuk duhet lënë për lojën.

?Jam shumë i lumtur që hapim këto dy fusha fantastike, fusha komunitare. Një nga porositë që kam është që asnjëherë nuk duhet lënë mësimi për lojën. Unë besoj se kush është i mirë i bën të gjitha, pra edhe del me 10-ta, është edhe i festave, por sigurisht merret edhe me sport e aktivitete të tjera, mëson gjuhë të huaja, kompjuter?-tha Veliaj.

Category

📺
TV

Recommended