Objektet e rrënuara në Kompleksin turistik Treska të japin përshtypjen e një lokacioni të braktisur. Ndonëse është e hapur për qytetarët, përveç bukurive të natyrës, ata nuk marrin as një shërbim. E vetmja që mund të marrin janë infeksionet nga uji i kontaminuar i liqenit artificial. Vizitorët thonë se autoritetet e kanë lënë në harresë, duke e shndërruar atë në një ?Çernobill? të Shkupit.