Në Grabian të Lushnjës ende u duket e pabesueshme ajo që ka ndodhur. Një 16 vjeçare ka kallëzuar në polici xhaxhain për përdhunim
?Tani e dëgjojmë nga ju...?
Pas denoncimit nga e mitura policia vuri në pranga Fatmir Jonuzin. 45-vjeçari u gjeti i fshehur në një pyll të zonës së Divjakës, në një operacion ku morën pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Asnjë nga familjarët nuk pranon të flasë, ndërsa banorët tregojnë se ndonëse me precedentë penalë, Jonuzi kishte marrë përsipër kujdestarinë e vajzës, pas vdekjes së dy prindërve.
?Dy javë ka që ka dalë nga burgu...?
Komshinjtë e adoleshentes tregojnë për jetesën e vështirë që vajza bënte pas humbjes së prindërve.
Pas denoncimit 16 vjeçarja është marrë në mbrojtje dhe aktualisht ndodhet në Tiranë e strehuar në një banesë sociale. Ajo i është nënshtruar analizave mjekësore së bashku me xhaxhain nga ku pritet te dale e vërteta lidhur me këtë ngjarje.